22:15 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

De Jong: Dua ta fitoj “El Clasicon” time të parë

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong thotë se dëshiron ta fitojë ndeshjen e parë “El Clasico” ndaj Realit, pas barazimit vitin e kaluar dhe humbjes në “Santiago Berbabeo” në 0:2.

Por, kësaj radhe, De Jong është optimist se skuadra e tij do ta mposhtë Realin nesër në “Camp Nou”, shkruna IndeksOnline


“Real Madrid është klub i madh dhe do të jetë një lojë shumë e vështirë, por  ne besojmë në veten tonë shumë . Ne ​​kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe fillimi i sezonit është  duke shkuar mirë, kështu që ne jemi optimistë “.

I pyetur se a është mekat që nu do të jenë tifozët e pranishëm, De Jong  u përgjigj shkurt.

“Është një turp. Do të jetë ndryshe, por është ende loja më e madhe në botë dhe  unë dua të ndiej ndjesinë e të qenurit fitues i një klasike”, tha De Jong.