75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

De Jong e suprizon kështu të dashurën e tij për ditëlindje

Dje skuadra e Barcelonës e ka fituar finalen e madhe të Kupës së Mbretit në përballjen me Athletic Bilbaon.

Barcelona fitoi takimin me rezultatin final në 0:4 me dy gola të shënuar nga Messi një nga De Jong dhe Griezmann, shkruan IndeksOnline

Por, ajo se çfarë ishte e veçantë në këtë ndeshje, fakti se e dashura e De Jong e kishte ditëlindje dhe ajo para ndeshjes i’u lut atij të shënonte.

Si për çudi, por ajo ndodhi vërtetë, De Jong shënoi golin e dytë në këtë përballje edhe padyshim se ia dedikoi të dashurës së tij.