De Jong: Finale kundër Barçës? Asnjë emocion, do ta eliminoja si Realin!
Frenkie de Jong, lojtari i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, mund të përballet me katalanasit në një finale hipotetike të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Ajax-it supozon se një finale kundër Barçës do të ishte e veçantë, por në të njëjtën kohë nuk do t’i interesonte se kë do të kishte kundërshtar. “Derisa të jem lojtar i Ajax-it, dua që kjo skuadër të fitojë”, – u shpreh ylli holandezi për “Four Four Two”.

Përveç kësaj, De Jong shtoi: “Nuk do të kisha asnjë shqetësim dhe emocion në lidhje me përpjekjen për ta eliminuar Barçën, siç bëra edhe kundër Real Madridit”. Duke folur për Barcelonën, ngjyrat e të cilës do të mbrojë që prej korrikut, kujton një anekdotë nga fëmijëria e tij:
“Verën e viteve më parë shkova për të shikuar një miqësore të Barçës. Më kujtohet Ronaldinho, duke luajtur. Ishte tepër emocionuese që u ndodha atje, sepse e pashë drejtpërdrejt një lojtar si ai, duke luajtur”.