23:09 / E Diele, 23 Janar 2022 / C E

De Jong i jep tri pikë Barçës ndaj Alavesit

Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme në La Liga pasi e ka mposhtur Alavesin me rezultat minimal 1-0.

Goli i fitores për “Katalanasit” erdhi vetëm tre minuta para përfundimit të ndeshjes kur mesfushori holandes Frankie De Jong realizoi pas asistimit nga Torres.

Me këto tre pikë të reja, skuadra e Xavit ngjitet në pozitën e pestë më 35 pikë dhe vazhdon të jetë në luftë për një vendn që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.