11:54 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

De Jong: Kam mundur të transferohesha te Manchester City

Mesfushori i Barcelonës ka pranuar se ai mund të ishte bashkuar me Manchester Cityn apo Paris Saint-Germainin nëse nuk do të ishte transferuar te katalunasit.

Ish- futbollisti i Ajaxit u transferua te Barcelona gjatë verës, edhe pse për të ishin të interesuara shumë klube të mëdha evropiane.

22- vjeçari ka treguar se Barcelona ishte zgjedhja e tij e parë mirëpo ai kishte edhe opsione të tjera ku mund të transferohej.

“Nëse nuk do të kishte qenë Barca, do të kishte qenë PSG-ja ose City”, tha De Jong.

“Kur Barcelona më tha se më kanë shikuar duke luajtur dhe se menduan për shumë gjëra, atëherë ajo me të vërtetë më bindi”.

“Unë bisedova me familjen dhe agjentin tim dhe ne zgjodhëm Barçën. Pastaj agjenti im erdhi këtu për të negociuar”, u deklarua futbollisti i Barcelonës./Indeksonline/.