De Jong: Që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja për Barcelonën

Frenkie de Jong dje ka nënshkruart kontratën e re me Barcelonën.
Mesfoshori holandez do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.
Ai pas nënshkrimit të kontratës ka deklaruar se ka ëndërruar të luaj për Barcelonën që kur ishte fëmijë.
“A e kam menduar ndonjëherë largimin? Jo. Që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja për Barçën. Unë po e jetoj atë ëndërr tani dhe dua të vazhdoj edhe për shumë vite të tjera.”, ka deklaruar De Jong.
28-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga vitit 2019, duke qenë një prej lidereve të skuadrës./IndeksOnline/