75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

De la Fuente: Nuk ka më të mirë se ne në Euro 2024

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente është shprehur i kënaqur me fitoren e mbrëmshme ndaj Italisë.

De la Fuente, pasi që fitoi ndeshjet me Kroacinë dhe Italinë e cilësoi skuadrën e tij si më të mirën në këtë kampionat evropian.

“Jam i lumtur, i kënaqur dhe mbi të gjitha krenar për grupin tim të lojtarëve. Një ditë më parë thashë se nuk lodhen duke luajtur dhe fituar dhe e dëshmuan përsëri”, ka thënë fillimisht De La Fuente.

“Ishte një lojë shumë e vështirë. Dominuam, ne jemi në të gjitha fazat e lojës, krijuam shumë raste, dhe rezultati është shumë i butë ndaj kundërshtarit”.

“Realisht, nuk ka ekip më të mirë se ne në Euro 2024. Ne i respektojmë të gjitha skuadrat, por thjesht duhet të vazhdojmë dhe mendoj se mund të bëjmë shumë”, përfundoi selektori spanjoll.

Kujtojmë që Spanja, mbrëmë ka siguaruar kualifikimin në fazën e 1\8-tave të finales pas fitores ndaj Italisë, dhe do ta përmbyllë fazën e grupeve në Dusseldorf kundër Shqipërisë të hënën./IndeksOnline/