De Laurentiis: James dëshiron Napolin por Reali kërkon shumë, Icardi preferon Juven
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka folur për merkaton e skuadrës së tij dhe futbollistët që janë përmendur se mund të bashkohen me të.
James Rodriguez dhe një shkëmbim Insigne – Icardi janë disa nga emrat që janë përmendur.
“James Rodriguez është futbollisti që gëzon konsideratën më të madhe pas Cristiano Ronaldos dhe Messit. Ancelotti e pëlqen shumë dhe e dëshiron në Napoli, por Real Madrid ka pretendime të larta sipas mendimit tonë dhe ne jemi duke pritur për një kërkesë më të arsyeshme“, ka thënë De Laurentis.
“Ancelotti nuk do të bëjë shkëmbimin midis Icardit dhe Insigne? Ai ka të drejtë, edhe unë preferoj Lorenzo sepse kemi nevojë për të, ndërsa në qendër të sulmit kemi Milik dhe Mertens, Icardi është shumë i fortë dhe talenti i tij nuk mund të injorohet. Ka pasur kaq shumë fjalë për të sa ai tani duket më i vjetër se 26 vjeç sa ka. Shikuar nga larg, ai jep përshtypjen se ka dalë keq dhe nuk ka kuptuar rëndësinë e rolit që ai luan. Por Icardi gjithmonë do të dëshironte të shkonte në Juventus“, përfundoi presidenti napoletan. /IndeksOnline/