75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

De Laurentiis pyetet për shitjen e Koulibalyt te Barça: Ata s’kanë para ta blejnë askënd!

Presidenti i Napolit, De Laurentiis është tallur me Barcelonën.

I pyetur për shitjen e mundshme të Koulibalyt te Barcelona, presidenti napolitan ka thënë katalonasit nuk kanë para për ta blerë askënd.

“Barcelona nuk ka komunikuar me mua dhe unë mendoj se Barcelona nuk ka para për të blerë askënd. Koulibaly është një simbol i Napolit dhe nëse ai nuk dëshiron të jetë më në ekip, duhet të na tregoj. Secili ka dinjitetin e tij dhe nevojat e veta. Ne i respektojmë të gjithë. Unë kurrë nuk kam detyroi askënd të qëndroj tek ne pa dëshirë. Mazzari ka qenë personi i vetëm të cilin e kam lutur të qëndroj më gjatë tek ne” ka thënë De Laurentiis./Indeksonline/