16:26 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

De Laurentiis vazhdon ndryshimet te Napoli, prezanton drejtorin e ri sportiv

Skuadra e Napolit po vazhdon të kompletohet për sezonin e ri.

Kampioni i Italisë ka zyrtarizuar Mauro Meluso si drejtor të ri sportiv, shkruan IndeksOnline.

Ishte presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ai i cili e ka prezantuar drejtorin e ri sportiv.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Mirë se vini në familjen tonë dhe urimet më të mira për punën tuaj!”, ka shkruarDe Laurentiis në Tëitter.

Mauro Meluso  do ta zëvendësoj Cristiano Giuntolit i cili u transferua te Juventusi.

Ai punoi me Spezian si drejtor teknik dhe Leçen deri në vitin 2021./IndeksOnline/