De Ligt kërkon t’i bashkohet De Jong-ut, Barça ka gati ofertën
Sipas Mundo Deportivo , Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit të Ajax Matthijs De Ligt, pas transferimit të bashkëlojtarit të tij Frenkie De Jong. D
e Jong përfundoi transferimin e tij në Camp Nou të enjten nga Ajax, ndërsa skuadra spanjolle kanë qenë të interesuar për të dy lojtarët e Ajax.
De Ligt sipas raporteve të fundit ka kërkuar që të luaj me holandezin De Jong pasi që të dy janë shokë të ngusht, ndërsa raportohet se edhe Barcelona janë duke bërë gati një ofertë për transferimin e mundshëm të talentit tjetër holandez. /IndeksOnline/