16:55 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

De Ligt kryen me sukses operacionin, kaq do t’i mungojë Juventusit

Mbrojtësi i Juventusit, De Ligt sot ka përfunduar me sukses një operacion në këmbën e tij të djathtë, njofton klubi i Juventusit.

Sipas njoftimit nga kampioni i Italisë, holandezi De Ligt nuk do të luajë me skuadrën për rreth tre muaj, shkruan IndeksOnline

Me raportin mjekësor të publikuar nga “Zonja e Vjetër”, thuhet se De Ligt e ka përfunduar me sukses operacion, por që do t’i duhen plotë tre muaj që ai të rikuperohet plotësisht.

“Me ndihmën e mjekëve dhe stafit tonë, De Ligt ka arritur që me sukses ta kryen operacionin e tij në shpatullën e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Juventus.