De Ligt: Mbrojtja në Itali është art!

De Ligt thotë se puna e mbrojtësit në Itali është art.
Mbrojtësi i Juvenusit, De Ligt duke se është adaptuar me mënyrën se si klubet italiane luajnë në mbrojtje, shkruan IndeksOnline
Ai thotë se në Itali mbrojtja është art dhe se ka mësuar shumë nga Chiellini.
“Prej kur jam bashkuar me Juventus jam rritur shumë mentalisht, jam më i maturuar dhe m’u desh të mësohesha me stilin e lojës dhe mënyrën si sulmuesit lëviznin“, tha fillimisht ai
“Kur isha te Ajax isha më i vëmendshëm ndaj sulmuesit individualisht, ndërsa këtu mendja është te e gjithë zona. Nuk ndjek gjithnjë lojtarin që ka topin, por mendja shkon te ai që futet në zonë pa top. Por, është gjithnjë në varësi të situatave. Chiellini është një mjeshtër i kësaj. Ka shumë eksperiencë dhe kam mësuar shumë prej tij”, vazhdoi holandezi
“Në Itali mbrojtja është art dhe është kënaqësi të tregoj vlera këtu, ky ishte qëllimi im. Nëse shikon historinë gjysma e 10 mbrojtësave më të mirë në botë janë italianë. Kjo tregon shumë si trajtohet mbrojtja këtu. Jam shumë i lumtur kur e di që kanë mendim të parë”, përfundoi De Ligt.
De Ligt u transferua nga Ajax te Juventus në vitin 2019.