75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

De Ligt: Nuk e kam pritur që të jem rezervë, por e respektoj vendimin

Juventus i Maurizio Sarrit bëri debutimin e tyre në stadiumin Tardini të Shtunën pa asnjë lojtar të ri në formacionin fillestar.

Matthijs De Ligt u befasua nga vendimi pasi sqaroi në një intervistë me gazetën Hollandeze: ” Natyrisht do të kisha preferuar të luaja. Nuk kisha perceptuar asgjë para kohe në stërvitje, kështu që nuk prisja të filloja në pankinë. Unë padyshim respektoj vendimin e menaxherit “

De Ligt vazhdoi të lavdërojë shokët e tij të skuadrës: ” Unë duhet të jem realist. Të dy që luajtën sot, Bonucci dhe Chiellini, u vlerësuan si dueti më i mirë mbrojtës për një kohë të gjatë. Do të më duhet të fitoj vendin tim këtë sezon”./Indeksonline/.