75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

De Rossi afër rikthimit te Roma

Daniele De Rossi është në negociata për rikthimin te Roma. Ish-kapiteni është i vendosur që të rikthehet te skuadra e kryeqytetit italian, por tashmë në një post tjetër.

De Rossi është favorit për tu bërë trajner i skuadrës së dytë të Romës, e cila garon në Primavera.

Te kjo skuadër, ish-kapiteni do të punojë përkrah Morgan De Sanctis e Bruno Conti.

Mesfushori i famshëm italian së fundi ishte pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, por që më pas vendosi përfundimisht të pensionohet nga futbolli./Indeksonline/