15:54 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

De Rossi i maskuar, ndjek derbin e kryeqytetit mes ultrasve të Romës

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi që vetëm pak kohë më parë “vari këpucët në gozhdë” ka zgedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur derbin e kryeqytetit.

Ai u maskua me ndihmën e një grimereje dhe e pa ndeshjen mes tifozëve të “Curva Sud”.

Bashkëshortja e De Rossit, Sarah Felberbaum, është aktore dhe, për këtë arsye, ajo ndikoi gjatë procesit të përgatitjeve.

“Ja çfarë ndodh kur bashkëshorti juaj vendos ta infiltrojë Curca Sudin për ta bërë ëndrrën e tij ta shikojë derbin si tifoz, realitet! Ne e shpenzuam të gjithë pasditen duke e bërë këtë, disa orë duke u grimuar, duke i traumatizuar fëmijët, por ai ishte po aq i lumtur sa një fëmijë. Të dua”, tha Felberbaum.F

ituesi i Kupës së Botës e shikoi skuadrën e tij duke barazuar me rezultat 1:1 me Lazion, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 11 fitoreve radhazi të “Acquile” në Serie A.