75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / L K

De Rossi për largimin e mundshëm të Dybalas: Kushdo që dëshiron të largohet, është i lirë!

Orëve të fundit janë shtuar zërat për largimin e mundshëm të Dybalas nga Roma. Daniele De Rossi i ka çelur derën e largimit lojtarit nëse ai e dëshiron këtë.

“Unë nuk do e mbajë të lidhur në skuadër me duar e këmbë. Kushdo që dëshiron largimin nga skuadra, është i lirë ta bëjë këtë” ka thënë De Rossi.

Trajneri ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit Dovbyk.

“Ai na jep thellësi, e cila është ajo që ne kemi nevojë dhe atë që kërkoj gjithmonë. Po përshtatet shpejt në lojën tonë” ka thënë trajneri./Indeksonline/