75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 15 Mars 2024 / G T

De Rossi për situatën e Osvaldos: E kam vëlla, do flas me të

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi mbrëmë pas ndeshjes ndaj Brightonit në UEFA Europa League ka folur për situatën e ish-bashkëlojtarit të tij, Dani Osvaldo.

Osvaldo në një intervistë ka treguar për situatën e tij jo të mirë me depresionin dhe kjo e ka prekur shumë trajnerin e Romës, De Rossi, shkruan Indeksonline

“Do të flas me të, ai është vëlla për mua. Ai e di që unë do të jem gjithmonë për të”, u shpreh De Rossi pas humbjes minimale mbrëmë ndaj Brightonit.

Ish-lojtari i Romës, Interit, Juventusit e shumë skuadrave gjatë intervistës së dhënë tregoi se nuk po del fare nga shtëpia dhe po abuzon me alkoolin dhe drogën shkaku i depresionit./Indeksonline/