75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / L A

De Rossi pranë Genoas, gati të nënshkruajë kontratën

Daniele De Rossi është pranë rikthimit të tij në Serie-n A.

Sipas Fabrizio Romanos, italiani është pranë të emërohet si trajneri i ri i Genoas, skuadër kjo e cila është pa trajner pas shkarkimit të Patrick Vieiras.

Për De Rossin, Genoa do të jetë skuadra e tretë që do të menaxhojë pasi që kishte qenë trajner i SPAL-it dhe Romës.

De Rossi, do të takohet me drejtuesit e Genoas në Milano për të diskutuar detajet për kontratën e tij.

Genoa, aktualisht është në pozitën e 18-të ku ka gjithsej vetëm 6 pikë./IndeksOnline/