De Rossi pranë rikthimit në Serie-n A, në bisedime me skuadrën e njohur italiane
Daniele De Rossi është pranë rikthimit në Serie-n A.
Sipas Corriere dello Sport, italiani është shumë afër të emërohet si trajneri i ri i skuadrës së Genoas.
De Rossi, është rënë dakord për një marrëveshje deri në qershor, me një rinovim automatik nëse klubi qëndron në elitën e futbollit italian.
Genoa, së fundi kishte shkarkuar francezin Patrick Vieira, pas rezultateve të dobëta dhe gjenden në fund të tabelës në Serie-n A./IndeksOnline/

