De Rossi pritet nga shumë tifozë në Argjentinë
Daniele De Rossi ka mbërritur në Buenos Aires të Argjentinës, aty ku u prit me një interes të lartë nga media vendase dhe mbi të gjithë, nga tifozët e Boca Juniors, me të cilët ai do të ndajë rrugëtimin e tij për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori italian njoftoi tërheqjen nga futbolli para pak kohësh, por një ofertë nga klubi legjendar argjentinas bëri që ai të ndryshojë mendje dhe të kalojë oqeanin, për të luajtur të paktën edhe një sezon.
Pritet që në orët e ardhshme të firmosë kontratën e tij me Boca, ku do të mësohen edhe termat financiarë dhe kohëzgjatja e bashkëpunimit mes tyre.
Debe estar sorprendido De Rossi porque en Italia nunca vio cadáveres en un aeropuerto https://t.co/HWkS4b4CEy
— MATY DE AMERICA (@McCastignani) July 25, 2019