09:50 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

De Rossi: S’e kam lehtë, tifozët ende thonë “ka vetëm një kapiten”

Daniele De Rossi ne prezantimin e librit te Tottit:

– Kishte kaq shumë lojtarë interesant kur erdha, ishte Batistuta… E shikoja atë në një mënyrë të veçantë, pastaj u bëme shok. Në fillim ishte një ëndërr, unë isha afër atij që bëri atë që dëshiroja të bëja.

Totti: Ju kujtohet hera e parë që keni vënë re Danielen?
– Daniele ishte i dalluar tek Primaverat. Flitej shume për të, dhe disa lojtarë të tjerë me perspektiva të mëdha. Ai ishte mbi te gjithe, flitej më shumë se të tjerët. Ishte e qartë se ai kishte një të ardhme të madhe si kapiten. Ai bëri atë që bëra une, më ndihmoi të ecnim së bashku. Ai ishte pasardhësi im, ecëm së bashku për kaq shumë vite.

De Rossi:
– Ishte një trashëgimi shumë e rëndë. Çdo lojë thërrasin “një kapiten, ka vetëm një kapiten”, unë kthehem dhe nuk është për mua. Është një përgjegjësi, nuk përpiqem të jem ai, pasi për ne Romanistët, eshte e pamundur. Unë duhet të jem vetvetja, duke nderuar atë që ai ka bërë, duke qenë emblema e Romake.

Totti:
– Më vjen keq, sot kapiteni është ai. Kur shkojmë jashtë ata më quajnë ‘kapiten’, ai gjithmonë ka qenë kapiteni i së ardhmes. /IndeksOnline/