10:30 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

De Rossi shënon në debutim me Boca Juniors

Këtë verë Daniele De Rossi u zyrtarizua nga Boca Juniors si lojtari i tyre.

Italiani u largua nga Roma në fund të sezonit të kaluar pas 18 viteve me klubin italian dhe do ta vazhdojë tash karrierën në Argjentinë, shkruan Indeksonline.

Në debutimin e tij me ekipin argjentinas, mesfushori 36 vjeçar shënoi gol ne ndeshjen për kupën e Argjentinës ndaj Almagro.

Boca Juniors humbi në penalti pasi loja e rregullt kishte përfunduar 1:1.

Golin De Rossi e shënoi në minutën e 28-të./Indeksonline/