22:42 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

De Rossi, trajneri i ardhshëm i Fiorentinës?

Pasi i dha fund karrierës si futbollist, me skuadrën e Boca Juniors, Daniele De Rossi është gati të rikthehet në fushat e futbollit në Itali, por kë të herë me kostum e kollare, në pankinën e Fiorentinës.

Lajmi është dhënë nga gazetari i mirënjohur sportiv në Itali, Gianluca Di Marzio, i cila shkruan se presidenti Rocco Commisso e ka ndarë mendjen të pushojë nga puna Giuseppe Iachinin dhe po mendon për ish kapitenin e Romës në pankinë.

Në sezonin e tij të parë si president i Fiorentinës, manjati italo-amerikan i besoi fillimisht Montellës dhe më pas Iachinit, por asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë rezultatet e pritshme prej drejtuesve.

Sipas Di Marzios, negociatat mes palëve janë në një fazë mjaft të avancuar dhe Commisso duket i bindur që t’i besojë De Rossit pankinën për sezonin e ardhshëm. Nëse gjithçka do të zyrtarizohet, atëherë kjo do të jetë hera e parë për De Rossin, në rolin e trajnerit.