18:39 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

De Vrij duhet të vendosë: Në janar te Interi apo në qershor te Barcelona

Stefan De Vrij kërkon kohë nga Interi.

Sipas Mundo Deportivo futbollisti ka ëndërr Barcelonën, të cilët e ndjekin holandezin 25 vjecar për të zënë vendin e Mascheranos.

Klubi katalanas është poashtu duke ndjekur edhe qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por fakti që holandezi është me kontratë në skadencë mund të ndryshoj gjërat.

Lazio synon ta shes atë për të fituar para, por ai do të preferonte të priste deri në qershor, por Interit do ti nevojitej menjëherë për t’i dhënë Spalletit përforcimin që kërkon.

Sipas Mundo Deportivo, De Vrij duhet të vendosë nëse do transferimin e menjëhershëm në Inter, apo të presë një ofertë nga Barcelona, të paktën në janar, sepse me shpenzimet e Coutinhos që duket është punë e kryer, Barcelona nuk ka ndërmend të investoj edhe për një mbrojtës. /IndeksOnline/