De Zerbi flet për lidhjet me Barcelonën dhe Liverpoolin

Barcelona dhe Liverpuli do të mbesin pa trajner në fund të sezonit, pasi Xavi dhe Jurgen Klopp kanë njoftuar se do largohen.
Mediat e shumta kanë raportuar se të dy skuadrat synojnë që Roberto De Zerbi është një nga kanditatët potencial për të marr drejtimin e klubeve, shkruan IndeksOnline.
Së fundi tekniku italian ka komentuar këto zëra, duke thënë se ai momentalisht mendon vetëm për Brightonin.
“Unë kam vetëm Brighton në kokën time. Nuk kam vendosur asgjë dhe jam nën kontratë këtu. Unë do të doja ta përfundoja sezonin në mënyrën më të mirë me lojtarët tanë të rinj. Fokusi im është te Brighton, 100%.”, ka deklaruar De Zerbi./IndeksOnline/