75 Mall Live Search
19:25 / E Premte, 30 Janar 2026 / Gj Sh

De Zerbi i bie pishman, nuk dëshiron largimin nga Marseille

Mediat franceze ditën e sotme kanë raportuar se Roberto De Zerbi ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Marseille, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Por tekniku italian duket se i ka ra pishman për këtë vendim, pasi së fundi ka deklaruar do të qëndroj edhe më tutje te Marseille, shkruan IndeksOnline.

“Do të qëndroj te Olimpique Marseille. Jam mjaftueshëm i fortë për të qëndruar të paktën edhe 5-6 vjet te Olympique Marseille. Lojtarët janë me mua”, ka deklaruar De Zerbi./IndeksOnline/