De Zerbi nuk mban inat, thotë fjalë të mëdha për Luis Enriquen: Është si Pepi dhe Mourinho!
Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar fitore mbrëmë pas penalltive ndaj Marseille, duke fituar Super Kupën e Francës. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2 (4:1 pas 11-metërshave).
Kur të vlerëson edhe trajneri kundërshtar. De Zerbi me fjalë të mëdha për spanjollin, shkruan Indeksonline
“Luis Enrique është një ikonë si trajner, sikur Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.
“PSG-ja është ekipi më i mirë në botë, jo vetëm për shkak të titujve…”, u shpreh trajneri italian për homologun e tij
Luis Enrique veç me PSG-në ka arritur të fitojë shtatë tituj, kurse në karrierë ka zhvilluar 15 finale – i ka fituar 14 prej tyre./Indeksonline/

