17:00 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / AR

Dea Mishel me foto joshëse, kaq e zjarrtë duket

Fama që Dea Mishel e mori gjatë qëndrimit në “BBVA” po reflekton çdo herë edhe më shumë.

Krahas botës së televizionit, pjesë e mediave rozë është thuajse çdo ditë, shkruan Indeksonline.

I gjithë ky ‘nam’ vjen pasi e njëjta kujdeset të shfaqet me stil dhe tejet atraktive.

Në llogarinë e saj në Instagram ndau disa fotografi ku shihet e veshur me një këmishë dhe fund të bardhë i cili ia thekson asetet trupore.

“Ashtu si magjia, marr gjithçka që dua sepse e tërheq atë✨”, shkroi përbri imazhit./Indeksonline/