75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / MSH

“Po luan viktimën”/ Debat i ashpër mes Efit dhe Kiarës

Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.

Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj.

Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.

Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo.

Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.

E Kiara u përlot.

Luizi i tha asaj se nëse ajo do, ai do ia marrë hakun atyre lotëve që ajo po derdh dhe se e bën Efin të dalë nga shtëpia.