17:30 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Debat i ashpër mes Egles dhe Rozes (video)

Roza dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën pasditen e sotme.

Kjo pasi Egla, është shprehur se Roza do të iki pas Rikes, ku kjo e fundit u eliminua prej garës në ‘Prime-n’ e djeshëm.

Siç duket kjo gjë e ka acaruar paksa Rozën e cila është kthyer ashpër ndaj Eglës duke i thënë: ‘Ti mendon që do të shkojë unë mbas Rikes? Pse kaq faqebardhë je ti që do të rrish më shumë se unë? Po ti shihe iher veten, je rrahur në shuplaka në ‘Prime’ në mënyrë metaforike, si ke fytyrë dhe rri në këtë shtëpi? Të isha si ty kisha dalë… por ti je e pacipë, e pafytyrë dhe pa zemër.’