75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Debat i ashpër mes Imer Mushkolajt dhe Sali Berishës: “Ti e ke shitur shpirtin tënd”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sonte ka pasur një debat tejet të ashpër me analistin nga Kosova, Imer Mushkolaj.

Në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, Sali Berisha pati një përballje me shumë akuza me Mushkolajn, transmeton Indeksonline.

Berisha deri sa ishte i nervozuar në debat, ju drejtua Mushkolajt me fjalët “Ti e ke shitur shpirtin”.

Sali Berisha po ashtu akuzoj rëndë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama./Indeksonline/