75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Debat i ashpër mes Ramos e Perez, kapiteni kërcënohet me largim nga skuadra!

Sergio Ramos dhe Florentino Perez janë përfshirë në një debat të ashpër pas humbjes nga Ajax. Perez si zakonisht futet në zhveshtore pas ndeshjeve të Realit, gjë të cilën e bëri edhe pas eliminimit nga Ajax.

Presidenti i ka quajtur lojtarët fajtorë e përgjegjës për humbjen turpëruese nga skuadra holandeze. Por, në këtë debat ka reaguar Ramos.

“Të kam paralajmëruar që në verë se do të ndodhë kjo. Nuk është faji i futbollistëve, por dështimi në afatin kalimtar” i ka thënë Ramos, Perezit.

Kundërpërgjigja e presidentit raportohet se ka qenë shumë e ashpër duke i thënë Ramosit se do të largohet në verë. /Indeksonline/