Debat i ashpër mes shefave të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës po debatojnë ashpër për formimin e komisionit hetimor parlamentar për çështjet energjetike.
Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se kanë mbledhur 40 nënshkrime për formimin e këtij komisioni.
Në anën tjetër, Arben Gashi nga LDK ka thënë se nëse opozitës nuk i lejohet formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për çështjet energjetike atëherë ka thënë se humbet kuptimi që LDK, por edhe opozita të votojë marrëveshjet ndërkomëbtare edhe ligjet tjera në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë linjë ka qenë edhe Besnik Tahir inga AAK.
Ndërsa, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se opozita nuk mund ta udhëheq këtë komision parlamentar. /Indeksonline/