75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 26 Janar 2026 / Z S

Debat mbi ligjin që ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca është duke ndjekur Australinë në ndalimin e mediave sociale për adoleshentët e rinj, ndërsa debati mbi një ligj të ri hapet në Asamblenë Kombëtare.

Ligji do të bllokojë aksesin për fëmijët nën 15 vjeç në rrjete të tilla si Snapchat, Instagram dhe Tiktok. Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se dëshiron që ndalimi të hyjë në fuqi deri në fillim të vitit shkollor në shtator.

Lëvizja franceze është pjesë e një trendi botëror drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, e shkaktuar nga provat në rritje të dëmit që ato mund të shkaktojnë në shëndetin mendor.

“Nuk mund ta lëmë shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve tanë në duart e njerëzve, qëllimi i vetëm i të cilëve është të fitojnë para prej tyre”, tha Macron muajin e kaluar.

Sipas tekstit të ri, rregullatori shtetëror i medias do të hartojë një listë të rrjeteve të mediave sociale që konsiderohen të dëmshmedhe qw do të ndalohen për fëmijët nën 15 vjeç.

Një listë e veçantë e faqeve që supozohet se janë më pak të dëmshme do të jenw tw aksesueshme, por vetëm me miratimin e qartë të prindërve.

Nëse ligji miratohet, Franca do të duhet të bjerë dakord për mekanizmin për verifikimin e moshës. Një sistem është tashmë në fuqi që kërkon që të rinjtë mbi 18 vjeç të vërtetojnë moshën e tyre kur qasen në pornografi online. Në Evropë, Danimarka, Greqia, Spanja dhe Irlanda po shqyrtojnë gjithashtu ndjekjen e shembullit australian