75 Mall Live Search
21:38 / E Premte, 20 Qershor 2025 / FR

Debate në Këshillin e Sigurimit të OKB, Irani dhe Izraeli akuzojnë njëra-tjetrën për konfliktin

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka pasur diskutime të forta midis Iranit dhe Izraelit. Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, fuqitë botërore diskutuan përshkallëzimin e konfliktit ushtarak.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se bota po shkon drejt krizës, ndërsa fuqitë evropiane në këshill; Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, bënë thirrje për qetësim urgjent të situatës.

Ambasadori iranian e quajti sulmin izraelit “të paprovokuar”; ai këmbënguli se programi bërthamor i vendit të tij ishte paqësor dhe akuzoi SHBA-në për bashkëpunim, dhe pjesën tjetër të Këshillit të Sigurimit për dështim në veprim. Po ashtu nënvizoi se Irani do të vazhdojë të mbrohet derisa të ndalet veprimi ushtarak i Izraelit.

Ambasadori izraelit nga ana e tij akuzoi Iranin se ka një “axhendë gjenocidale”.