75 Mall Live Search
21:07 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / MSH

Debatet e ashpra, Big Brother “ndërron” analistët

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP do të organizohet pa opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari.

Madje, Arbana Osmani qysh në nisje të emisionit bëri të ditur se ata nuk do të jenë as në finale të këtij edicioni.

Në vend të tyre, Arbana ka ftuar dy opinionistët e rinj të spektaklit.

Bëhet fjalë për aktorët e Portokallisë të cilët imitojnë opinionistët e BBVA-së.

Ky “ndërrim” ka argëtuar si publikun, ashtu edhe banorët.