Debatet me Gertën, reagon motra e Rozanës

Andeta Radi, motra e Rozana Radit ishte e ftuar ditën e sotme në “Wake Up”. Regjisorja ka treguar më shumë për Rozanën dhe se si e sheh ajo në “Big Brother VIP”, si edhe ka komentuar debatet që ka pasur me Gerta Gixharin.
Pyetje– A ka pasur një moment deri tani në “BBV” që Andeta realisht është prekur dhe ka qarë për motrën e saj?
Andeta- Ka shumë momente, por momenti i parë ka qenë kur pati debatin me Gertën. Nuk jam njeri i dhënë pas rrjeteve sociale, por u detyrova të bëja një reagimin. Kjo është një plagë që e ka Rozi dhe besoj që si ajo mund të ketë edhe shumë vajza të tjera. Dua të mbetem te motra ime, një njeri që lufton për të pasur diçka në jetë dhe që ti e prek tek ajo pika e dobët e saj për mua nuk është gjë e bukur. Kur hyn aty brenda ti i mendon dhe i merr parasysh të gjitha, por kam përshtypjen që është një cak që nuk duhet kaluar.
Këtu limitet kanë kaluar me kohë, jo më larg se mbrëmë ka qenë një tjetër situatë. Kush e njeh Rozin e di që kjo është një pikë shumë e dobët e saj. Fakti që shtëpia jonë ka qenë një shtëpi shumë e madhe, kishim non stop njerëz që hynin dhe dilnin për shkak të miqësive që ka pasur babi. Në një moment pas largimit nga jeta të babit me të cilin Rozi ka qenë shumë e lidhur, por dhe pas dy vjetëve direkt mami, ajo shtëpia e madhe mbeti bosh. Rozi e mbyllte derën dhe ajo shtëpia shumë e madhe e hante vetëm. Është një plagë që ajo ende nuk e ka kaluar. Unë habitem me Rozin, nuk e dija që ishte kaq e qetë dhe kaq e fortë. Nuk e di nëse do t’ja kisha dalë siç ia ka dalë ajo deri tani.