Debati i ashpër për reklamën kontraverze në ShBA, Trump merr anën e Sydney Sweeney-it

Një debat i madh dhe i përmasave tejet të ashpra ka përshkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me javë të tëra rreth një reklame të kompanisë “American Eeagle” për xhinse.
Krejt reagimet pro dhe kontra kanë të bëjnë me fjalët (që interpretohen të jenë lojë fjalësh) që i thotë aktorja e famshme ameirkane Sydneu Sweeney “My Jeans are Blue” dhe reklama “Sydney Sweeney has Great Jeans”.
Përkthim: “Xhinset mia janë të kaltëra” dhe “Sydney Sweeney ka xhinse madhështore”.
Këtu përdoret (ose interpretohet) “Jeans” si fjalë të këmbyeshme me “Genes” – mes xhinseve dhe gjeneve – potencialisht duke dhënë tone racore, e që shumë kush e ka interpretuar dej në ekstremitet për ‘nazizëm”.
Donald Trump i doli në krah aktores dhe kompanisë: “Sydney Sweeney, një republikane e regjistruar, e bëri reklamën ‘më të nxehtë’ këndej pari”.
“Shko, bjerju Sidney”, shkroi Trump.