14:16 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Debati i Musliu-Shoshit me kryeministrin Kurti, e akuzon për zero transparencë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Kurti, që të jetë më transparent para deputetëve, për të gjitha proceset, nëpër të cilat po kalon vendi.

“Kur do të raportosh në Kuvend, lidhur me procesin e Dialogut Kosovë- Serbi. Çka do të ndodh pas datës 21 Nëntor. Pas të hënës, përveç që do të vije e marta, çka do të kemi nga kjo Qeveri lidhur me vendim e targave. Kur do të raportoni lidhur me planin Franko-gjerman. Cili është qëndrimi i kësaj qeverie apo i juaji lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe, apo Zajednicën sic e keni quajtur në vazhdimësi”, tha ajo

E kryeministri Kurti i tha deputetës Shoshi se dialogu Kosovë-Serbi, kurrë nuk ka qenë më transparent se tani.

“Për bindjen time të fuqishme, dialogu Kosovë -Serbi, nuk ka qenë asnjëherë më transparent prej fillimit të tij. Ne jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt me partitë opozitare”, tha ai.

Por Shoshi nuk u pajtua më kryeministrin për transparencën e tij.

Transparenca është zero. Ju e dini se sa keni qenë shef i opozitës, keni bërë një Rezolutë në këtë Kuvend, ku keni kërkuar nga kryeministrat, para jush që të vijnë në Kuvend dhe të raportojnë para dhe pas çdo udhëtimi në Bruksel. Tani që je mveshur me pushtet, mendoj se duhet ta respektoni Rezolutën, të cilën e keni sjellë vet në këtë Kuvend”, tha ajo.

Por Kurtit nuk iu duk e drejtë , ajo që tha Shoshi, se transparenca e kësaj Qeverie është zero.

“Nuk mendoj që është e drejtë të thuhet se transparenca është zero. ..Unë i kam pasur në takim të tre liderët e tri partive opozitare..Nëse ju e konsideroni të nevojshme që përtej asaj çfarë iu kanë njoftuar liderët e partive tuaja..Ri-diskutojeni dhe njëherë me kryetarët e subjekteve tuaja politike, që ta kuptoni se asnjëherë nuk ka pasur më shumë transparencë se kësaj radhe”, tha kryeministri Kurti.

Por Shoshi i tha kryeministrit Kurti, se nuk është detyre e deputetëve të informohen nga kryetarët e partive, por nga vet kryeministri.

“Faleminderit kryeministër. Transparenca është 0.1 për qind, pasi sot veç kishim një fjalë tuajën lidhur me këtë proces. Ju jeni i detyruar të raportoni para këtij Kuvendi, para këtyre deputeteve dhe jo para kryetarëve të partive. Sepse unë nuk e kam obligim apo deputetet tjerë të marrim informatë nga kryetarët e partive por nga ju”, tha Shoshi./IndeksOnline/