07:08 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Debati i parë Trump – Biden, fillon pa shtrëngim duarsh

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, në qytetin Cleveland, Ohio, derisa mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Për shkak të situatës me pandeminë, mes Trump dhe Biden-it nuk ka pasë shtrëngim duarsh.

E gjithë audienca – e kufizuar në numër, janë testuar për COVID-19.

Debati u planifikua të zhvillohej me segmente 15-minutëshe, që do të përqëndrohej te gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

Gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace do ta udhëheqë debatin.