08:16 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Debati me Encën, flet Rosela: S’më erdhi keq që isha fokus i portaleve, kuptova se më duan

Pak ditë më parë mediat shukruan për debatin që u zhvillua përmes rrjeteve sociale mes Rosela Gjylbegut dhe Enca Haxhiajt.

Rosela e ftuar në  “Shiko kush luan”, u pyet se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë, dhe  tha emrin e Encës. Një gjë e tillë duket se nuk është pritur fare mirë nga Enca, e cila nuk u kursye aspak me fjalët për Roselën në Instagram.

“Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë! Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty!”-shkroi Enca duke ironizuar Roselën.

Rosela e ftuar sot  në emisionin “Kush vjen për drekë”, foli për herë të parë  në lidhje me konfliktin në fjalë.

Ndonëse në fillim u përpoq t’i bënte bisht çështjes, Rosela më tej u shpreh: “Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë  zhurmë”.

Ndërsa e pyetur nëse i erdhi keq që u përfshi në një situatë të tillë, ajo tha se nuk ndiente keqardhje, pasi kishte ndjerë dashurinë që publiku ka për të. “Profilin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të respektohem nga publiku. S’më erdhi keq që u bëra fokus i portaleve përderisa kuptova se publiku më do shumë.“ – rrëfeu Gjylbegu.