75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Debati për kontratën 600 mijë euro, reagon Guxo në Mitrovicë: Faktet flasin vet

Pas debatit të tensionuar televiziv mes deputetëve Arian Tahiri dhe ministrit Faton Peci, lidhur me një kontratë publike në vlerë prej 600 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe liqenit akumulues në Mitrovicë, ka reaguar dega e partisë GUXO në këtë komunë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, GUXO – Mitrovicë ka publikuar dokumente që pretendojnë se dëshmojnë shkelje të rënda ligjore dhe përpjekje për manipulim e mashtrim nga ana e autoriteteve lokale. Ata pretendojnë se po tentohet të mbulohet një shkelje me një kontratë tjetër të vonshme.

“Faktet flasin vetë: Mashtrim, manipulim dhe krim. Bashkangjitur keni provat dhe dëshmitë! Deshmia e shkeljes së rëndë ligjore po tentohet tash të mbulohet me një kontratë tjetër,” thuhet në reagimin e tyre, duke iu referuar dokumenteve që janë bërë publike.

Lista GUXO mbyll reagimin me një citim ironik që i drejtohet një përfaqësuesi të PDK-së: “Jena mundu me e pastru gjendjen”, duke lënë të kuptohet se veprimet janë tentuar të mbulohen pas presionit publik./IndeksOnline/