08:23 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Debatik Curri flet për “dramën” në Gjilan, tregon se çfarë iu thanë gjyqtarëve

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ishte i ftuar në Klan Kosova, ku komentoi ndeshjen e shumëpërfolur, Gjilani – Prishtina.

Curri tha se ajo që ndodhi sot në Gjilan ishte krim nga ana e gjyqtarëve dhe policisë.

Gjyqtarët i dhanë karton të kuq portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, në një duel ku më shumë duket se ishte faul në të.

Ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Ishim shumë kureshtar së pari se cilët gjyqtarë do të delegojë federate. E deleguan Kreshnik Vulën i cili ishte pika më e dobët bashkë me asistentin që e asistoi Vulën në kartonin e kuq”, tha Curri, duke komentuar rastin e Bekajt.

Pas ndeshjes, edhe Dallku edhe unë kemi pasur interes ta dimë se cili nga gjyqtarët e ka dhënë kartonin e kuq, pasi njëri tjetrin e pyesnin për kartonin. Deshëm të diskutonim, i përshëndetëm të gjithë gjyqtarët, por në vend të sqarimit, policia na hodhi gaz lotsjellës”, shtoi ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë.

Ka pasur ofendim në gjyqtarin kryesor, që është normale pas një ndeshje të tillë, por ndaj Policisë nuk ka pasur asnjë sharje. Ishte një polic, i cili duket se mendonte se ne nuk kemi të drejtë as të flasim me gjyqtarin. Nuk e mbaj mend që gjyqtarët që janë sulmuar në atë mënyrë që të kenë frikë, e sidomos nga Prishtina”.