Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria: Rajavy, masë e guximshme në luftën kundër terrorizmit

Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për të dëbuar nga Shqipëria dy diplomatë iranianë.
“Dëbimi nga Qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë“, shkruan ajo në Twitter.
Siç raportoi Top Channeli më herët, diplomatët janë urdhëruar të largoheshin nga Shqipëria brenda 72-orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë.

Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channelit se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me ish-shefin suprem të trupave QUDS, gjeneralit Soleimmani, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që me sa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Soleimanit!