75 Mall Live Search
16:28 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Dëbora shkakton vështirësi në Rrugën e Kombit

Reshjet e forta të dëborës kanë përfshirë edhe një pjesë të territorit të Shqipërisë.

Reshjet e forta të dëborës shoqërohen nga era dhe e vështirësojnë lëvizjen në këtë aks rrugor. Shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 30km/h dhe jo më shumë. Shumë prej makinave e kanë pasur të pamundur dhe janë detyruar të vendosin zinxhirët.

Në të gjithë këtë aks ka nisur puna e borëpastruesve për të larguar borën nga rruga në mënyrë që makinat mund të udhëtojnë normalisht./Top Chanel/