75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / C E

Debutim ëndrrash, Mirlind Daku realizon gol për Rubin Kazan pas tre minutash lojë

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e parë me Rubin Kazan në Premier League e Rusisë ndaj Lokomotiv Moscow.

Daku shënoi në minutën e tretë të ndeshjes me kokë, pas një krosimi fantastik të bashkëlojtarit të tij.

Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e klubit nga Rusia, Rubin Kazan dhe këtë e arriti në xhiron e parë në Rusi.

Kujtojmë që transferimi i Mirlind Daku në klubin rus nga Osijek kushtoi plotë 1 milion euro.