Debutim tragjik, portieri i Tottenhamit del me lot nga fusha
Antonin Kinsky është fytyra tragjike e Tottenhamit sonte.
Portieri çek bëri dy gabime amatoreske në debutimin e tij në Champions League, me fanellen e ”Spurs”, të cilat i kushtuan me dy gola të shënuar nga Atletiko Madrid.
Menjëherë pas gabimit të dytë, ishte minuta e 17-të e ndeshjes kur trajneri Igor Tudor e largoi nga fusha, duke e zëvendësuar me Guglielmo Vicario.
Kinsky duke u larguar nga fusha ishte me lot në sy, duke u ndjer fajtor për tre gola të pësuar brenda 15 minutave./IndeksOnline/
spurs keeper kinsky crying after conceding 3-0 before 20mins and subbed off 😭😭😭😭😭😭😭😭 pic.twitter.com/EiF6TOzy3R
— Septimus Prime (@septimusajprime) March 10, 2026

