20:55 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Debutime ëndrrash, Edon Zhegrova i sjell fitoren Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar miqësoren e parë të këtij viti ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me pak raste shënimi, lojë të dobët, një gol të anuluar për Kosovën dhe një penallti e humbur nga Madagaskari.

Ndryshe nga pjesa e parë, në pjesën e dytë Kosova filloi më furishëm duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 48-të.

Autor i golit ishte Edon Zhegrova, i cili debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës dhe atë me një gol fantastik.

Poashtu, kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bernard Challendes. /IndeksOnline/