Debutimet më të mëdha të yjeve të Realit ndër vite
Eden Hazard do të hyjë në fushë si lojtar i Real Madridit për herë të parë të dielën pasi Los Blancos do të përballen me Bayern Munich në Hjuston të Shteteve të Bashkuara.
Transferimi më i fundit i Real Madridit këtë verë do të debutojë kundër pesë herë kampionëve evropianë në stadiumin NRG, një stadium që kushtoi 352 milionë euro për të ndërtuar dhe ka kapacitet pre 73.000 ulëse.
Jo shumë kohë më parë, firmosjet e mëdha të Florentino Perez bënë debutimin e tyre në rrethana shumë të ndryshme.
Luis Figo (5 gusht 2000): “Tradhtia më e madhe në futboll” pati një ndikim në nivel global kur ai u largua nga Barcelona për Madridin dhe ai u bashkua me ekipin vonë pas një fushate të kampionatit evropian me Portugalinë. Ai debutoi më 5 gusht 2000 kundër Galatasaray në stadiumin olimpik në Mynih si pjesë e një turneu për të festuar shekullin e Bajernit. Ai nuk ishte pritur të luajë, por e bëri këtë, duke fituar 3-2 dhe duke luajtur 90 minuta të plota.
“Jam shumë i lumtur, unë kam qenë shumë i emocionuar për të bërë debutimin tim”, shpjegoi Figo më pas.
Zinedine Zidane (27 korrik 2001): Më eleganti i të gjitha kohërave në Real Madrid. Nënshkrimi i tij ishte një demonstrim se plani i Florentino ishte më shumë se vetëm një premtim zgjedhor me Figo. Me fanellën me numër 5, ai luajti kundër Laussane përballë 6,000 shikuesve, duke luajtur 45 minuta në një fitore 2-0.
Ronaldo Nazario (6 tetor 2002): Një triumf në Kupën e Botës, një lëvizje e ndërlikuar nga Interi në Madrid dhe një problem në gjunjë nënkuptonte se Los Blancos duhej të prisnin debutimin e Ronaldos. Kur ai moment erdhi, braziliani i habiti tifozët me dy gola në 11 minutat e parë të lojës.
David Beckham (2 gusht 2003): Gjithçka që e rrethonte ishte e veçantë, përfshirë edhe debutimin e tij në Pekin kundër Dragons China XI. Ai luajti 72 minuta teksa Real Madrid fitoi me lehtësi me kapitenin anglez duke dhënë kontribut të madh.
Michael Owen (29 gusht 2004): Nga të gjitha transferimet e mëdha të Florentenit, Owen ishte më i ulti në profil, duke mos përfunduar marrëveshjen deri më 15 gusht dhe pas miqësoreve parasezonale të klubit. Owen bëri debutimin e tij nga pankina kundër Real Mallorca.
Cristiano Ronaldo (20 korrik 2009): Stadiumi Tallaght në Dublin, me vetëm 8,000 tifozë, ishte vendi ku golashënuesi më i mirë i Real Madridit bëri debutimin e tij kundër Shamrock Rovers. Karim Benzema shënoi golin e vetëm në minutën e 86 në atë që ishte edhe debutimi i tij, megjithëse ishte Cristiano i cili mbante atë shirt No.9 atë ditë duke luajtur vetëm në gjysmën e parë.
Kaka u bashkua me Real Madridin për një turne në Amerikën e Veriut, duke bërë debutimin e tij kundër Torontos në një fitore 5-1. Braziliani pati një paraqitje të mirë.
Gareth Bale (14 shtator 2013): Tottenham Hotspur testoi durimin e Real Madridit deri në një kufi me një marrëveshje të vështirë në mes të dy klubeve. Uellsiani u desh të priste pushimin ndërkombëtar për ta bërë debutimin e tij. Bale shënoi golin e tij të parë kundër Villarrealit me fanellën me numër 11 në një ndeshje që përfundoi me 2-2 ndërsa hapi llogarinë e tij, e cila tani qëndron në 102 gola, pavarësisht se ishte i vetmi transferim i Realit që nuk arriti fitore në debutim./Indeksonline